Partitë opozitare në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kanë kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratë, Xhelal Sveçla, për mosraportim në këtë Komision, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ai ka deleguar zëvendësin e tij, Bardhyl Dobra. Dobra foli rëndësinë që e Agjencia për Efiçencë të Energjisë, për të cilën tha se Agjencia për Efiçencë të Energjisë duhet të shuhet dhe të racionalizohen mes vete dy Agjenci.
“Qeveria e ka miratuar projektligjin ne fjale pastaj është përcjellore në kuvend. Ne vitin 2018 qeveria e atëhershme ka aprovuar planin e veprimit të saj i cili është miratuar projektligji për valën e parë të racionalizimit. Përmes valës së dytë pritet të racionalizohen dy agjenci. Agjencia për efiçencë të energjisë dhe për rrezatim dhe siguri bërthamore. Propozohet që brenda 6 muajve ministria për mjedis të propozojë për miratim. Ne këtë drejtim përcaktohet se të punësuarit aktual vazhdohet ta kenë statusin e nëpunësit civil për rrezatim. Nëpunësit do barten brenda ministrisë së agjencisë për efiçiencë”, tha Dobra.
Duke kërkuar miratimin e këtij Projektligji, Dobra nuk dha detaje për numrin e të punësuarve në këtë Agjenci.
“Nuk është detyrë e jona ta caktojmë numrin e stafit. Ka pasur diskutime të brendshme dhe rritjen e kuadrove ministria për mjedis do ta vendosin dhe do t’i caktojnë edhe çështjen e stafit. Krijimi i një numri të limituar të institucioneve ka shkaktuar këtë gjendje ku jemi sot. Të pasur një agjenci për efiçencë nuk na garanton që do të ketë sukses”, tha ai.
E deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se injorimi i ministrit ndaj komisionit tregon edhe për prioritetin që ka ndaj këtij projektligji.
“Pa e nënvlerësuar askënd kisha kërkuar të ftohet ministri sepse është përgjegjës për projektligjet në fjalë. Nuk ka nevoje me na përcaktu a lëshojmë mbledhjen a jo. Këtu është çështje llogaridhënie”, tha Lushtaku.
Njëjtë mendon edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili kërkoi të vijë për raportim ministri Xhelal Sveçla.
“Edhe unë mendoj që do të duhej të ishte ministri në takim. Dhe nuk është hera e parë që ministri nuk i përgjigjet ftesës së komisionit. Meqë po e arsyetoni ministrin mua më intereson të dijë a ka komunikim mes jush dhe ministrit”, tha Veliu.
E për deputeten e VV-së, Daorsa Kica-Xhelili, nuk është fort problem kush raporton, derisa thotë se mungesa të ministrave ka pasur në secilën Qeveri.
“Unë e kam të rëndësishme qe puna të kryhet. Unë nuk e kam obligim të kërkoj justifikime nga ministri. Për mua është e parëndësishme a vjen ministri përderisa marr projektligjet. Në secilën qeveri ministrat kanë munguar. Puna e komisionit nuk mund te bllokohet. Ne këtë mbledhje janë ftuar edhe anëtarët për ekonomi dhe bujqësi që i mbikëqyrin këto agjenci por nuk kanë ardhur”.
Deputeti i AAK, Besnik Tahiri, foli për marrëveshjen që është nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe MCC-së. Ai kundërshtoi shuarjen e Agjencisë për Efiçencë të Energjisë.
“Ne atë kohë çështja e energjisë nuk ka qenë në situatën që jemi tani. Marrëveshja që është nënshkruar me MCC e forcon ne masë të madhe efiçencen e energjise.Sot agjencioni për efiçiencë është kyç i politikës programore që Kosova e ka. Andaj e kundërshtoj këtë ligj dhe iu sugjeroj me diskutu me ministri Sveçla sepse shuarja e agjencisë bie ndesh me politikë që ka qeveria. Mos e sillni në seancë por diskutoni sepse s’ka logjikë shuarja e kësaj agjencie për efiçiencë të energjisë është papjekuri dhe e kundërshtoj dhe nuk e votoj. Agjencia e Kosovës për efiçencë shkon në ministrinë përgjegjëse për energji. Ajo ministri a është për ekonomi a për energji a cka?. Është gabim fondamental me shua këtë agjenci”, tha ai.