Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, që sipas tij, është zhvendosur fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike. Ai bën thirrje që të kërkohet mbështetje ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera.
Hoti ndër të tjera flet edhe për situatën me rritjen e çmimeve në vend për çka konsideron se menaxhimi i qeverisë është tejet i dobët.
PRESSING: Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi
Hoti: Qeveria e ka zhvendosur fokusin e dialogut në çështje teknike
Lajme
Gazeta Express30/07/2022 15:37
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, që sipas tij, është zhvendosur fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike. Ai bën thirrje që të kërkohet mbështetje ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera.
Hoti ndër të tjera flet edhe për situatën me rritjen e çmimeve në vend për çka konsideron se menaxhimi i qeverisë është tejet i dobët.
Lexo Edhe:
Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
“Kurti po i mban 600 milionë euro në bankë, s’do duhej të kishte më shumë …
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë që shpreson se Osmani dhe Kurti i kanë marrë mesazhet e nevojshme në Uashington.
“Çështja e dialogut nuk duhet lënë anash, unë shpresoj që krerët e institucioneve kanë marrë mesazhet e nevojshme në Uashington. Personalisht më shqetëson qasja e kësaj qeverie karshi dialogut sepse është zhvendos fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike që mund të jenë të rëndësishme por që nuk çojnë te marrëveshja finale për njohje reciproke”, tha ai për Kosova Press.
Duke folur për procesin e dialogut, Hoti vlerëson se Qeveria Kurti duhet të qëndrojë brenda parimeve të ndërtuara nga qeveria e udhëhequr prej tij.
“Qeveria duhet të qëndrojë brenda parimeve që ne i patëm dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë me qeverinë paraprake sa i përket procesit të dialogut, që ne dialogojmë vetëm për marrëveshje finale, për njohje reciproke, që nuk pajtohemi për asgjë përderisa pajtohemi për të gjitha sepse kjo i konvenon tash Serbisë. Që të dialogohet për çështje të caktuara që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dy shtetet që nuk i zgjidhin problemin final. Problemi kryesor është mosnjohja reciproke në mes shteteve, të gjitha çështjet problemin që kemi në komunikimin e përditshëm me Serbinë janë derivat i moszgjidhjes së këtij problem të njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Pra thirrja ime është që të ndërtohet mbështetja ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera”, vijoi ish-kryeministri.
Ndërsa lidhur me krizën energjetike, Hoti thotë se qeveria nuk ka qasje strategjike për t’u përballur me të.
Sipas tij, pritet një dimër i vështirë dhe nevojitet përgatitje nga ana e institucioneve për të tejkaluar vështirësitë.
“Deri më tash jo (nuk ka plan veprimi për krizën energjetike), parashikimet janë që dimri do të jetë i vështirë edhe për shkak të krizës energjetike që do të jetë më e thellë se sa vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë, sanksioneve ndaj Rusisë, riorganizimin komplet të tregut të energjisë edhe rritjes së çmimeve që duket de do të vazhdojë deri në fund të vitit, ndoshta deri në pranverë të ardhshme. Nuk e kemi pa deri më tash asnjë masë konkrete për t’u përgatitur…4:58 Ka ende kohë në 2-3 muajt e ardhshëm për t’u përgatitur për dimër, por problemi është që nuk po shohim ndonjë qasje strategjike se si do të përballemi me këtë”, thotë ai.
Ish-ministri i Financave thotë se qeveria nuk po ndërmerr masa as karshi rritjes së inflacionit në vend.
Ai ka përsëritur propozimin e LDK-së për heqje të përkohshme të akcizës, në çka sipas tij, do të bënte çmimin e naftës rreth 1.25 euro për litër.
“Menaxhimi i situatës së inflacionit nga ana e qeverisë ka qenë katastrofal, asnjë masë nuk është ndërmarrë, përjashtim ndihmën që ka qenë tepër simbolike nga 100 euro për disa grupe të caktuara të popullsisë, asnjë masë tjetër nuk është ndërmarrë, janë marrë masa që janë kundër kushtetuese siç është kundërligjore, si kufizimi i çmimit të naftës… Është shumë e pakuptueshme kur ndërkohë që po flasim bilanci bankar i qeverisë është gati 600 milionë euro, rreth 600 milionë euro që qëndrojnë në llogarinë bankare të qeverisë. Në situatën optimale do të duhej të ishin rreth 370 milionë euro në bilancin bankar të qeverisë, jo më shumë, mbajtja e të gjithë këtyre mjeteve në llogarinë bankare të qeverisë do të thotë ulje të fuqisë blerëse të qytetarëve”, tha Hoti.
Ish-kryeministri i Kosovës foli edhe për marrëveshjen me MCC-në e nënshkruar ditë më parë në Uashington. Sipas tij kjo marrëveshje tashmë është e reduktuar.
“Shumë e dobishme sigurisht, pa asnjë dyshim kjo tregon partneritetin në mes të dy vendeve por vonuan gjithsesi dhe kjo marrëveshje ka qenë e gatshme të nënshkruhej para dy viteve… Ndër kushtet kryesore ka qenë lufta me korrupsion dhe ne u kualifikuam aty dhe kanë filluar mandej studimet e fizibilitetit qe kanë mbaruar nivelin e vitit 2020, dhe në shtator të 2020 unë kam dërguar letër përgjigje realisht MCC në bazë të kërkesës së tyre për t’u përcaktuar për projektet e propozuara nga studimi i fizibilitetit MCC. MCC ka qenë i përfshirë termocentrali me gaz, rrjeti i gazit, përmirësimet në rrjetin e distribucionit për të zvogëluar humbjet në rrjet dhe bateritë , edhe disa projekte të efiçences e energjisë. Marrëveshjen që tashmë po e shohim po duket që është reduktuar vetëm në akumulim të energjisë dhe bateritë në akumulim të energjisë që realisht i ndihmon në ruajtjen e balancit energjetik kur bien nga sistemi, termocentralet, ose kur ka prodhim të lartë të energjisë përtej konsumit dhe mund të ruhet, por nuk e zgjidh problemin e furnizimit, pra rritjes së kapaciteteve të energjisë”, tha ai.
Ditë më parë në Kongresin amerikan është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.