Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është pritur sot nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ai atje tha se ka shkuar për të shënuar Vitin e Ri Islamik bashkë me myftiun Tërnava ku edhe kanë diskutuar mënyrat se si çdo kosovarë të mund të adhurojë i lirë prej diskriminimit.
Për këtë vizitë të tij ka shkruar edhe deputeti Behgjet Pacolli, i cili ka falënderuar ambasadorin për praninë e tij në këtë shënim.
“Vizita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Jeff Hovenier në Bashkësinë Islame (në Xhaminë e Madhe) në Prishtinë është një respekt i madh për popullatën kosovare të besimit islam dhe për të gjithë kosovarët. Faleminderit Ambasador!”, ka shkruar Pacolli.
Derisa Hovenier ka thënë se respektimi i religjioneve të ndryshme është vlerë demokratike.
“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Ternava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar Hovenier. /Gazeta Express/