Qeveria ka lëshuar një njoftim me rëndësi sa i përket hyrje-daljeve të qytetarëve të Serbisë në kufi me Kosovën.
Qeveria ka thënë se që nga 1 gushti, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit të Kosovës me dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia, do të pajiset me dokument hyrje/dalje.
Komunikata e plotë:
PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE
Të dashur qytetarë,
Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.
Ju faleminderit.