Një aksident i rënde trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku për pasojë kanë vdekur dy persona, shkruan lajmi.net.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktimat e këtij aksidenti janë një femër dhe një mashkull 36 vjeç, respektivisht 35 vjeç, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, dy fëmijë janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Deklarata e plotë nga zëdhënësja e Policisë:
Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Trupat e viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor.