Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një komunikate ka theksuar se fondet e IPA III do të përdoren për financimin e aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës si dhe energjisë e mjedisit.
“Ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar (FFPA) IPA III i mundëson Kosovës të vazhdojë të marrë ndihmë teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje mbulon periudhën shtatëvjeçare, duke filluar nga viti 2021 si dhe programin e parë vjetor IPA III në vlerë prej 63.9 milionë euro. Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar me Bashkimin Evropian lidhur me Instrumentin për Ndihmën Para Anëtarësimit (IPA) III. Ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar (FFPA) IPA III i mundëson Kosovës të vazhdojë të marrë ndihmë teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje mbulon periudhën shtatëvjeçare, duke filluar nga viti 2021 si dhe programin e parë vjetor IPA III në vlerë prej 63.9 milionë euro.”
“Ishte kënaqësi të shohim se ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III ka marrë mbështetje të madhe ndërpartiake në Kuvend”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Fondet e IPA III do të përdoren për financimin e aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës si dhe energjisë e mjedisit. Këto aktivitete do ta mbështesin edhe më tej Kosovën në integrimin e saj evropian dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë dhe standardit të jetesës për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së BE-së.
Pos tjerash në këtë njoftim thuhet se, Kosova filloi të përfitojë nga ndihma e BE-së në kuadër të IPA-s në vitin 2007. Që nga ajo kohë e deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë ndarë përmes programit IPA I dhe IPA II gjithsej 1.21 miliardë euro. BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare i Kosovës.