Comodita, ekspozuese në panairin botëror të mobiljeve dhe produkteve të shtëpisë në Las Vegas, NevadaFabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozues në një ndër panairet më të mëdha në botë World Trade Market, në Las Vegas, Nevada.
Ky panair vlerësohet të jetë një ngjarje e rëndësishme për ekspozuesit dhe blerësit, ku lansohen në treg produkte të reja për shtëpi nga tendencat dhe inovacionet më të fundit.
Comodita apo Ventius International po merr pjesë në panairin e Las Vegas me një sipërfaqe prej 230m2 dhe po ekspozon një gamë të gjërë të dyshekëve, jastëkëve dhe mbishtresave të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne dhe duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan.
Comodita ka pasur vizita të shumta nga përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie. Gjatë takimeve është diskutuar për krijiimin e bashkëpunimit midis tyre, si dhe rritjen e potencialit të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Menaxherja e marketingut, Albana Gazija-Qaushi e konsideron këtë panair si destinacionin e përsosur për të promovuar produktet dhe brendin në tregun amerikan, për mundësinë e zgjerimit të kompanisë akoma më shumë, si dhe përfitimin e klientëve të rinjë.
Ajo shprehet se “Është kënaqësi që Comodita bëhet kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA”.Ndërsa përfaqësuesja e shitjes ndërkombëtare Florina Morina thekson rëndësinë e madhe që ka ky panair për të rritur eksportin e produkteve në SHBA.
“Për klientët amerikanë tashmë Comodita është kompani e njohur, të cilët vlerësojnë maksimalisht seriozitetin që kemi në aspektin e prodhimit të produkteve kualitative dhe inovative. Si rezultat i kësaj, takimet kanë qenë të shumta dhe po sjellin bashkëpunim me kompani të njohura në botë. Vetëm për dy ditët e para janë arritur 5 marrëveshje bashkëpunimi me kompani të mëdha që veprojnë në Amerikë dhe Kanada”.
Las Vegas Market disponon më shumë se 5.4 milionë metra katrorë të showroom-eve të përhershme dhe ekspozitave të përkohshme që paraqesin mobiljet më të fundit, shtratin, dekorin e shtëpisë dhe produkte dhuratash nga më shumë se 4,000 ekspozues dhe brende.
Las Vegas Market është i hapur për vizitorët nga data 24-28 Korrik.