Ministrat e BE-së kanë arritur një “marrëveshje politike” për reduktimin e kërkesës për gaz, sipas Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Europian.
Presidenca çeke njoftoi marrëveshjen në një postim në Twitter të martën, duke thënë se “ky nuk ishte një mision i pamundur”.
Ministrat e energjisë të BE-së u takuan të martën në Bruksel për të diskutuar mbi furnizimin me energji në mes të një reduktimi të gazit rus.
Javën e kaluar, Komisioni Europian paraqiti planin “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, i cili u kërkoi 27 vendeve anëtare të reduktonin kërkesën e tyre për gaz me 15% midis gushtit dhe marsit të vitit të ardhshëm. Ky reduktim bazohet në konsumin mesatar të gazit të vendeve gjatë të njëjtëve muaj gjatë pesë viteve të fundit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Derisa ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Europa nuk do të ndahet në përballimin e mungesës së gazit që po e shkakton Rusia.
Kompania ruse Gazprom ka njoftuar se ka reduktuar furnizimin me gaz drejt Gjermanisë për arsye teknike. Por, Gjermania ka thënë të kundërtën, duke mohuar se ka arsye teknike për reduktimin në furnizim të gazit