Policia e Kosovës ka raportuar së fundi për një ngacmim seksual të ndodhur në Podujevë.
Viktima në këtë rast është një 17 vjeçar.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me këtë rast të ngacmimit seksual, ku dyshohet se një mashkull 62 vjeçar ngacmoi seksualisht një mashkull 17 vjeçar.
I dyshuari lidhur me këtë rast është ndaluar për 48 orë, transmeton lajmi.net.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmim seksual”. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa në koordinim me policinë hetimore janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast “ ,tha Ulaj.
Madje sipas informacione të para thuhet se i dyshuari e kishte ngacmuar të miturin duke e prekur në pjesë intime dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në njërën prej kafeneve të Podujevës, ku i dyshuari e kishte ftuar 17 vjeçarin për kafe.
Me të ndodhur rasti, viktima është nisur drejt stacionit policor për të denoncuar atë./Lajmi.net/