Në kuadër të vizitës së tij të parë në Kosovë, Drejtori Gjeneral i Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar Abdulhamid Alkhalifa dhe ministri Hekuran Murati nënshkruan marrëveshjen e kredisë për programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”, marrëveshje kjo që kap vlerën prej 40 milionë dollarë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se marrëveshja në fjalë mbështetë prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.
“Marrëveshja me OPEC vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme”, thuhet në njoftim./Tv-Opinion.Com/