Forcat ruse kanë goditur infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Mykolaiv të Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit, i cili la të kuptohej se sulmi ishte masiv, raporton Al Jazeera.
“Një sulm masiv me raketa u nis në jug të Ukrainës nga drejtimi i Detit të Zi dhe me përdorimin e aviacionit”, tha Aleksander Senkevich për televizionin shtetëror ukrainas, duke mos dhënë detaje mbi pasojat e sulmit.
Sulmi në Mykolaiv vjen pak ditë pas një sulmi në portin e Odesas. Forcat ruse goditën infrastrukturën në port vetëm një ditë pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia për eksportin e grurit ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin një akt barbar, ndërsa Kremlini pretendoi se kishte goditur infrastrukturën ushtarake. /abcnews.al