Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në dalje të Rahovecit, saktësisht në drejtim të Xërxës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.
Në aksident të përfshira ishin dy automjete, një veturë e tipit Mercedes dhe një kombi.
Aksidenti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Po, është aksident me fatalitet. Dy automjete të përfshira, drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve” ka deklaruar ai