Dy nga pilotët më të mirë dhe më të besuar të Presidentit rus Valdimir Putin janë vrarë në një sulm nga një raketë “HIMARS” në Ukrainë, sipas Daily Mail.
Njeri prej tyre është 41-vjeçari Maksim Potyomin, një pilot luftarak, i cili kishte gradën e nënkolonelit. Ai vdiq kur autokolona e tij u godit nga raketat “HIMARS” në Donetsk më 8 korrik. I njëjti sulm mendohet të ketë vrarë kolonelin Anatoly Stasyukevich, 54 vjeç, gjithashtu një pilot luftarak.
Vdekja e tyre ishte raportuar më parë, por fakti që ata u vranë nga “HIMARS” u zbulua vetëm gjatë fundjavës nga babai i Potyomin, Alexey. Mendohet se sulmi është kryer me ndihmën e inteligjencës perëndimore.