Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin për media lidhur me udhëtimin e tyre është theksuar se Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.
Përpos kësaj u tha se gjatë qëndrimit në Amerikë, Osmani dhe Kurti pritet që të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që Kurti është komentuar shumë lidhur me vizitën e kaluar që ka patur në Amerikë.
Ai si fillim e kishte shtyrë vizitën e tij për muaj të tërë, ndërkaq qëndrimi në Amerikë zgjati mbi 10 ditë.
Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Kurti zhvilloi takime kryesisht me kompani të shumta biznesore.