Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të mërkurën se në spitalet e vendit janë duke u trajtuar 92 pacientë nga COVID-19.
Bazuar në raportet e datës 27 korrik 2022, në Klinikën Infektive janë 32 pacientë, ndërsa një në Mjekim Intensiv.
Në Klinikën e Pediatrisë janë katër pacientë, në Gjinekologji nëntë dhe në Klinikën e Neonatologjisë po trajtohen dy foshnje.
Po ashtu, në Spitalin e Gjakovës, Gjilanit dhe të Pejës janë duke u trajtuar nga 11 pacientë, si dhe në Spitalin e Mitrovicës katër pacientë.