9 Shkurti, votë për mbrojtjen e Kosovës
Skivjani i Gjakovës, fshati që gjatë luftës u bë streha e mijëra të shpërngulurve dhe qindra luftëtarëve të UÇK-së, sot flet fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të lirisë.
Mbështetja e madhe për PDK-në nga Skivjani dhe mbarë Gjakova është dëshmi se qytetarët e dinë kush e bëri luftën, kush e nënshkroi paqen, kush e shpalli pavarësinë dhe kush e ndërtoi shtetin.
Ne, deputetët e PDK-së, si trashëgimtarë të UÇK-së, kemi obligim të mbrojmë shtetin sovran të Kosovës, amanetin e dëshmorëve dhe heronjve.
Nuk do të lejojmë që morali dhe identiteti ynë të fyhen nga pjella e keqe e jugonostalgjikëve, me simbolin famëkeq serbo qetnik që është sinonim i krimit e gjenocidit, këtyre analfabetëve funksional që po rriten me edukaten e ideologëve të patriotizmit jugosllav si Qosja që u thot janë “trinom i ortodoksizmit” e Surroit që i konsideron “shtylla të Repunlikës së tretë”, që po përpiqen ta shndërrojnë Kosovën në një projekt të huaj dhe ta zhbëjnë shtetin tonë.
9 shkurti është referendum për shpëtimin e Kosovës! Bashkë me PDK-në, e mbrojmë shtetin dhe e çojmë Kosovën edhe ma të mirë sepse ne mundemi!
Hisen Berisha
Kandidat për deputet nga PDK, Nr. 67
#HisenBerisha67 #MaMire131 #PDK #BedriHamzaKryeminister #Kosova
(Artikull i sponzorizuar)