Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë nga 2.201 testime, 852 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas njoftimit, një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Po në 24 orët e fundit janë shëruar 394 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 5,359 .
Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 73 persona.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i bartin maskat në ambientet e mbyllura.