Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të dhunës në familje. Shumica e viktimave të dhunës janë gra, shkruan Insajderi.
Sipas raportit policor rastet e dhunës janë nga: Prishtina, Podujeva, Drenas, Viti, Pejë, Vushtrri.
“Podujevë 22.09.2022-14:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje“.
“Podujevë 22.09.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
“Podujevë 22.09.2022-14:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”.
“Prishtinë 22.09.2022-15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”.
“Gllogoc 22.09.2022-19:08. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare. Lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe viktima mashkull kosovar gjatë ndërmjetësimit. Palët kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.
“Viti 22.09.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
“Pejë 21.09.2022 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.58 promila. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
“Vushtrri 22.09.2022 – 10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe sulm fizik ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është vendosur në strehimore. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar”.