Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së diel janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në tërë vendin.
Dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen në vendin tonë, shkruan Demokracia.com.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, rajoni i Prishtinës dhe i Pejës prijnë me rastet e dhunës në familje.
Më poshtë ju sjellim të plotë raportet e Policisë, pa ndërhyrje:
DHUNË NË FAMILJE
- Lipjan 26.06.2022 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Viktima lidhur me rastin është intervistuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Lagja- 29, Fushë Kosovë 26.06.2022-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Kamenicë 26.06.2022-16:00. Me 26.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kërcënuar verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 25.06.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
- Pejë 26.06.2022 – 00:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të mosmarrëveshjeve kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Pejë 26.06.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 26.06.2022-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë 26.06.2022 – 07:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte kanosur dhe fyer disa persona. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.