Një person raportohet të ketë bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani theksoi se rreth orëve të hershme të mëngjesit kanë pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugës është një person i shtrirë.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës së bashku me mjekun kujdestar, i cili ka ka konstatuar edhe vdekjen e personit me inicialet A.G (60 vjeçar).
“Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast të vetëvrasjes. Hetimore në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.