Një fëmijë 6 vjeçar në Malishevë mbrëmë rreth orës 19:00 ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio.
Rasti ka ndodhur derisa viktima ishte me babain e tij duke bartur ushqim të bagëtive me traktor.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka lëndime serioze në kokë.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.