Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 106 persona si të dyshuar për COVID-19, ku 6 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Sipas MSH-së, po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 10 persona dhe aktualisht në vendin tonë janë 37 raste aktive.