Një prej reperëve më të suksesshëm dhe të njohur në botë është padyshim 50 Cent.
Ai numëron hite të shumta dhe prej vitesh konsiderohet ikonë e muzikës botërore, i cili ka postuat top-listat dhe ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.
Gjatë kësaj periudhe Curtis James Jackson III (emri i vërtetë) po mban turneun botëror dhe aktualisht ndodhet në Evropë.
Megjithatë një veprimi i tij në një nga koncertet e fundit ka të bën me shqiptarët.
Kjo sepse gjatë performancës së tij reperi amerikan është ndalur dhe teksa flet me një person në audiencë ai ka bërë shqiponjën dykrenare me duar.
Theksojmë që simboli i shqiponjës dykrenare po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës prejardhjen e tyre.
Dhe këtij trendin shpesh herë po i bashkohen edhe yjet më të njohura në botë.