Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona, janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave, një (1) kërkesë për masën e arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi dhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe në dy raste të ndryshme të bastisjeve ka sekuestruar sende të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, një (1) kërkesë për masën e arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona në katër raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.