Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se 41 nënoficerë janë certifikuar suksesshëm në Komandën e Doktrinës së Stërvitjes, si liderë luftarakë.
“Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”,tha Mehaj.
Ministri u shpreh se në kuadër të FSK-së vazhdojnë drejt sukseseve të reja.