Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj vazhdon edhe sot takimet zyrtare me biznese të ndryshme në Gjermani.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar për takimin e radhës me Agjensinë e Promovimit dhe të Investimeve të NRW.
“Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve nga Prizreni me bizneset e NRW-së në Gjermani, sidomos në sektorët e përpunimit të drurit dhe përpunimit të ushqimit”, tha Totaj.
Postimi i tij i plotë:
Në selinë qëndrore të Agjensisë së Promovimit dhe të Investimeve të NRW. Global Business GmbH në Düsseldorf së bashku me Konsullen e Nderit të Shqipërisë Znj. Anduena Stephan, u pritëm nga Drejtoresha për Europën Qëndrore dhe Juglindore Znj. Elena Matekina.
Prezantuam mundësitë e investimeve në Prizren dhe Znj. Matekina na njoftoi me zhvillimin ekonomik të hovshëm të NRW-së.
Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve nga Prizreni me bizneset e NRW-së në Gjermani, sidomos në sektorët e përpunimit të drurit dhe përpunimit të ushqimit.
Ftova përfaqësuesit e Agjensisë së Investimeve të NRW-së të vizitojë Prizrenin, në muajt e ardhshëm.