Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve XH.SH, S.SH I.S dhe A.G.
I akuzuari XH.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vite burgim dhe 25 mijë euro gjobë. S.Sh. është dënuar me shtatë vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë.
Ndërsa, I.S. është dënuar me nëntë vjet dhe 25 mijë euro gjobë, A.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim.
Xh.Sh, S.Sh. dhe I.S. janë akuzuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Kurse, A.G. akuzohet për veprën penale ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’.