24 vjet më parë në Beleg të Deçanit, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 49 shqiptarë.
Nga kjo masakër deri sot akoma janë të pagjetur 33 civilë kosovarë.
Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Izniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.