Për nderë të 14 Qershorit në Komunën e Rahovecit u mbajtë seanca solemne.
Sot nga 23 vite më parë, Rahovecin e kujtojmë si një qytet të djegur por tani në festë për çlirimin e tyre.
Seanca solemne filloi me intonimin e himnit dhe një minut heshtje.
Defrim Kafexhiu, Kryetar i Kuvendit Komunal hapi seancën solemne duke i falenderuar të pranishmit dhe duke i uruar për ditën e çlirimit të Rahovecit.
Pastaj mori fjalën kryetari i Komunës Smajl Latifi, ai kujtoj gatishmërinë e rahovecianëve për luftën çlirimtare.
Ndërkaq në fjalimin e tij, Kryetari i Organizates së veteranëve të UÇK-së në Rahovec, Ejup Kabashi i falenderoj aleatët tanë SHBA-në dhe NATO-n.
G.Badalli /tv-opinion.com