23 shqiptarë të përshirë në trafikim droge, rrëmbime e pedofili, janë ekstraduar nga Britania e Madhe për në Shqipëri, pas zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve, për dëbimin e shqiptarëve të cilët kanë probleme me ligjin.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë qenë pjesë e bandave të krimit të organizuar, dhe në total janë dënuar me më shumë se 72 vjet burg.
Muajin e kaluar, 190 të huaj, shkelës të ligjit u larguan nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet fluturimeve.
Mes tyre, dy ishin të dënuar për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për dhunë. /euronews.al