Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona, ka ushtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një persona të dyshuar për veprën penale dhe ka ngritur katër aktakuza kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, dhe ka ngritur dy aktakuza kundër personave, për vepra penale te ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Ka ndaluar një person të dyshuar.