Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë realizuar një aksion në një prej “Call Center”në kryeqytet.
Nga Policia e Kosovës është theksuar se në një qendër të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas i Izraelit, shtatë meshkuj kosovar dhe gjashtë femra kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arritur të mashtrojnë persona të ndryshëm, në vende të ndryshme, transmeton lajmi.net.
Si prova materiale me këtë rast janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuterë, 3 laptop, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.