Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë 154 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virus 43 qytetarë.
MSH-ja njofton se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Si rezultat i rritjes së rasteve me COVID-19, MSH-ja ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën e dytë dhe të tretë të vaksinës kundër virusit korona.
Sipas MSH-së, me kalimin e kohës bie imuniteti që është fituar me vaksinim prandaj, duhet të vaksinohen qytetarët në mënyrë që të bëhet rindërtimi i imunitetit
Veç tjerash, ditëve të fundit IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të bartin maska në ambiente të mbyllura në mënyrë që të mbrohen nga virusi.