Kryetar i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pritur me ceremoni solemne në Komunën e Prizrenit, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Atë e priti në takim homologu i tij, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Pas diskutimeve të dy kryetarët do të kenë një fjalë rasti në seancën solemne që e organizon Kuvendi komunal i Prizrenit, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Kosovë po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.