Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për partitë e certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në bazë të shortit, Koalicioni për Familjen në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me numërin 129.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.
Ndërsa më 11 janar pritet të nisë edhe zyrtarisht fushata zgjedhore.