Sot mbushen 12 vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.
Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme nga mosha 17-vjeçare, ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuar deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.
Shkalla e vendosmërisë së tij ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Sabitit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.
Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar atë gjatë tërë viteve ’90-ta e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës, më 6 gusht 2010.