Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 110.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300, ndërsa që nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.139 persona.