Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për rastet me COVID-19.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja pozitive me koronavirus.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 19 pacientë, ndërsa aktualisht në vendin tonë janë 55 raste aktive me COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 16 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.