Ballina Sport Zyrtare: Muriqi transferohet tek Fenerbache

Zyrtare: Muriqi transferohet tek Fenerbache

Sulmuesi nga Kosova i është bashkuar gjigantit turk Fenerbahce.

Disa orë më parë u raportua se klubi i tij Rizespor ka pranuar ofertën e Fenerbahces dhe këtë e ka bërë publike.

Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe zyrtarizmi nga klubi turk.

Ata nëpërmjet rrjeteve sociale kanë zyrtarizuar blerjen e Muriqit.

Për Muriqin interesim kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante.

Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar