Ballina Lajme Zyrtare: Dortmund transferon këtë futbollist

Zyrtare: Dortmund transferon këtë futbollist

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e anësorit të majtë, Nico Schulz.

Dortmundi do të paguajë 27 milionë euro, një ndër shifrat më të larta që klubi verdhezi ka paguar ndonjëherë, ndërsa Hoffenheim feston, sepse e bleu mbrojtësin për vetëm 3 milionë euro nga Gladbach.

Në dy sezone në Hoffenhaim 26-vjeçari ka shkëlqyer (2 gola e 9 asiste këtë sezon), duke luajtur në të gjitha pozicionet në krahun e majtë, ndaj ka merituar grumbullimin nga kombëtarja gjermane.

“Nico Schulz është një mbrojtës që ka hedhur hapa gjigante këto vitet e fundit. Ashtu si kombëtarja gjermane, edhe ne do të përfitojmë në maksimum nga fiziku, ritmi dhe dinamizmi i tij”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.