Ballina Sport ZIDANE BEFASON ME DEKLARATËN PAS HUMBJES TURPËRUESE NDAJ ATLETICO MADRIDIT

ZIDANE BEFASON ME DEKLARATËN PAS HUMBJES TURPËRUESE NDAJ ATLETICO MADRIDIT

Real Madrid është deklasuar mbrëmë në rivali i qytet Atletico Madrid me rezultat 7:3.

Trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane pas ndeshjes ka qenë mjaftë i acaruar edhe pse është munduar ta ruajë qetësinë në konferencën për shtyp.

“Ne hymë shumë keq në ndeshje dhe një ndeshje me nivel të lartë e nisëm shumë keq. Ishim 2-0 pas vetëm 8 minutash lojë dhe nuk menduar se çfarë duhet të ndryshojmë”, tha fillimisht tekniku francez, përcjellë KosovaPress.

“Duhet të flasim më shumë, nuk mund të pësojmë 7 gola në një ndeshje, të gjithë lojtarët ishin të zhgënjyer, por është një ndeshje parasezonale dhe në kampionat nuk do të jetë kështu”, vazhdoi ai.

Ai në fund foli edhe për formën e dobët të Hazard si dhe për situatën e krijuar me sulmuesin uellsian Gareth Bale.

“Nuk është performancë e dobët e Hazard, por e të gjithëve e mua të parit. Kam një skuadër të mirë dhe jam i bindur se do të bëjm mirë në kampionati. Për Bale nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai është këtu me ne, ai luajti dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.