Ballina Lajme Veseli pret ish sekretaren Albright, shprehet falënderues ndaj gjithë angazhimit të saj...

Veseli pret ish sekretaren Albright, shprehet falënderues ndaj gjithë angazhimit të saj për Kosovën

Në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright për të cilën tha se i gjithë kombi shqiptar është falënderues ndaj saj dhe popullit Amerikan

Për këtë Veseli pati dhe një dhuratë të veçantë për Albright

Veseli: Kombi im është shumë falënderues ndaj juve

“Zonja sekretare nëse ju nuk do të ishit, ne nuk do të ishim këtu. Kombi im është shumë falënderues ndaj juve, presidentit Clinton, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë miqve tanë Ndërkaq, ish sekretarja e shtetit Amerikan, Albright tha se në Kosovë ndihet si në shtëpi dhe se është e privilegjuar që është pjesë e këtij përvjetori të njëzet.

Albright: Ndihem si në shtëpi në Kosovë

“Ndihem si në shtëpi në Kosovë, kam një ndjenjë të papërshkrueshme për këtë shtet dhe për njerëzit e mrekullueshëm te tij. Jam e nderuar që jam pjesë e këtij përvjetori special sepse e kemi bërë Kosovën që të gjithë të jenë këtu”, deklaroi ajo.