Ballina Lajme Veseli ngushëllon për vdekjen e Albert Rohan – kujton takimin e parë...

Veseli ngushëllon për vdekjen e Albert Rohan – kujton takimin e parë me të gjatë luftës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Albert Rohan.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka kujtuar njohjen e tij me Albert Rohan gjatë kohës së luftës.

“Sot vdiq një mik imi dhe i Kosovës, Albert Rohan. E kam takuar për herë të parë në vitin 1998. Ky ishte edhe takimi i parë zyrtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një diplomat nga Evropa. Albert Rohan ishte prej atyre njerëzve që kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Veseli.