Ballina Lajme Veseli në Bullgari, merr pjesë në 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes...

Veseli në Bullgari, merr pjesë në 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të zhvillojë vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të pritet nga homologia e tij, ​Tsveta Karayancheva, kryetare e Parlamentit bullgar.

Gjatë takimit me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për marrëdhëniet ndërmjet dy Parlamenteve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Gjatë vizitës në Sofje, kryeparlamentari Veseli do të merr pjesë edhe në Koncertin Festiv të cilin e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Bullgari me rastin e 10 vjetorit tw marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë,̈ si dhe do të përcjell lojën e kombëtares kosovare përballë asaj bullgare.