Ballina Sport Vedat Muriqi në bisedime me Fenerbahëen

Vedat Muriqi në bisedime me Fenerbahëen

Për transferimin e yllit Prizrenas Vedat Muriqi nga Rizespor në Fenerbahçe është përfolur shumë gjatë kohës së fundit. Tani, presidenti i Rizesporit e ka konfirmuar se janë në bisedime me Fenerbahçen për ta arritur një marrëveshje.

Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, bëri të ditur se është në bisedime me presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç, për transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja turke, Sabah, raportoi para disa ditëve se Fenerbahçe dhe Rizespori kanë arritur marrëveshje në parim për Muriqin. Sulmuesi kosovar do të transferohet në ditët në vijim tek gjiganti turk për një shumë që sillet nga 3 deri në 3,5 milionë euro.

Ai kishte oferta edhe nga Franca, ku e do Toulouse dhe nga Spanja, ku e pëlqen Real Betisi. Por, vendimtare ishte dëshira e futbollistit për t’u transferuar në Fenerbahçe, një klub të cilin e simpatizon që nga fëmijëria.

Futbollisti nga Prizreni Vedat Muriqi pati një sezon fantastik duke shkëlqyer individualisht ne superligen turke duke dhënë kontribut të madh për ekipin e tijë duke realizuar 17gola dhe 8 asiste ne 36 takime të zhvilluar,paraqitjet e tija të mira kanë bërë që ai të përfshiet në formacionin më të mirë të sezonit në superligen turke.